Dënohen me nga 18 muaj burg 3 shqiptarë në Angli, u kapën të fshehur në çatinë e ‘shtëpisë së barit’ (EMRAT)

0
96

Policia britanike shkatërroi një fabrikë kanabisi në Nailsea, ku dhe u gjet një serë plot me kanabis.

Në pranga përfunuan tre emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria, ku dhe pranuan përfshirjen e tyre në kultivimin e kanabisit. Sipas ekspertëve është përdhogaritur se fitimet e këtij grupi kapnin vlereat e afër 500,000 £ në vit. Ata u paraqitën në gjykaën e Bristol për dënim ditën e martë, 7 Mars 2023.

Secili prej tyre u deklarua fajtor se ishte i përfshirë në prodhimin e kanabisit. Ata ishin: Bledar Bardhi, 32 vjeç, ; Keli Bicaku, 36 vjeç dhe Gerald Dosku, 26 vjeç.

Gjykatësi William Hart  vendosi dënimin me 18 muaj burg për secilin nga të akuzuarit. Ai u shpreh se: “Unë ju konsideroj si të pandehur me rol më të vogël në drejtimin e një fabrike tregtare të kanabisit komercial”. Gjykatësi tha se ka të ngjarë, përveç nëse zbatohej rrethana të veçanta, që secili njeri të dëbohej nga Britania e Madhe pas dënimit.

Marrë nga: BristolLive