Detaje nga aksidenti në Fier, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi dhe nën efektin e alkoolit(EMRI)

0
76

Detaje të reja nga aksidenti në Fier ku pas përplasjes janë shembur parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit dhe dyshohet se mjeti ka rënë në lumë bëhet me dije se personi që ka marrë me qira  makinën tip “ Golf”  quhet Mateo Lika. Nuk dihet ende nëse ka qënë vetëm në automjet apo i shoqëruar nga persona të tjerë

Në vendngjarje priten polumbaret për të bërë kërkime në ujërat e lumit Seman ku dyshohet se pas perplasjes me parmaket e hekurt të urës se Mbrostarit , automjeti të ketë rëne në ujë.Dyshimet e para janë se drejtuesi i mjetit ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi dhe nën efektin e alkooli Po ashtu mendohet se në mjet ndodheshin më shumë persona