Detaje nga vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, policia identifikon autorin, zbardhet dinamika e ngjarjes

0
265

Zabrdhen detaje nga vrasja e Valter Fierzës mbrëmjen e djeshme në fshatin Hot i ri në Shkodër.

Mësohet se policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit, sa i takon një vend parkimi.

Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar. Pas debatit autori, që është edhe komshi me 33-vjeçarin ka marrë armë automatik kallashnikov dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend

33-vjeçari nuk rezulton të ketë precedentë penalë dhe gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fierza, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Shkodrës në një njoftim paraprak për mediat.