Vrasje me armë zjarri në Shkodër

0
189

Të shtëna me armë në fshatin Hot të Ri, në Shkodrës. Dyshohet se ka 1 person që ka mbetur i vrarë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Raportohet për një viktimë, Valter Fierza.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.