Detaje/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, deklarimet kontradiktore që çuan në burg një prej dëshmitarëve

0
377

ELBASAN– Donald Zane i arrestuar nga policia për shkak të deklaratës së rreme të dhëne në cilësinë e dëshmitarit në gjyqin ndaj Arbër Paplekaj mësohet se ka ndryshuar dëshminë kur është thirrur nga gjykata e Elbasanit duke ndryshuar atë çka ka dhënë në dëshminë e mëparshme

Në deklaratën e parë, Zane ka treguar detaje dhe emra të personave, që kanë vepruar në momentin kur ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, detaje të cilat përputheshin edhe me pamjet filmike nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa gjatë seancës kur u thirr nga gjykata si dëshmitar okular Donald Zane ka mohuar gjithçka duke thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë pas një dyqani rrobash dhe nuk ka parë asgjë. Aktualisht ai ndodhet i shoqëruar në polici ku pritet të dali para gjykatës për shkeljen e krye.