Dhunohet 41-vjeçari, disa persona e bëjnë për spital

0
1017

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Babrru pasi është dhunuar nga disa persona. Sic njofton policia, 41-vjeçari Sh.H është goditur me grushte nga disa persona, të cilët kanë arritur që të largohen.

Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.