Në orët e para të mëngjesit të sotëm është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar, bashkëpunëtori mediatik i “News24”, Shkëlzen Henkoja.

Dy personat në fjalë e kanë dhunuar me grushte në fytyrë dhe trup, si dhe i kanë dëmtuar edhe makinën. Henkoja ka marrë ndihmë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa deklaron se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka konflikte me askënd.

Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

balkan web

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu