Dhu”noi vajzën e tij të mitur, arrestohet babai 45-vjeçar

0
41

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin H. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur.  

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. Q., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për një të mitur 16 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 151/22 i Kodit Penal. 

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Gjeç Fushë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një bidon plastik 0.5 litra, i mbushur me lëndë djegëse benzinë, me të cilën dyshohet se do të digjte një automjet tip “Opel” në pronësi të shtetasit E. Sh., 28 vjeç. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së celularit, iu gjet një foto e automjetit tip “Opel”.

Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia e kryeqytetit.