Diell dhe shi, si do të jetë moti sot

0
72

Motit i kthjellët do të jetë dominuese në pjesën më të madhe të vendit gjatë orëve të paradites.

Sipas Meteoalb pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të  vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat veriore dhe verilindore, herë pas here në formë shtërngatash.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 33°C.