Digjet trageti në portin e Sarandës, policia evakuon pasagjerët! Shkaku i zjarrit…

0
31

Policia ka dhënë detaje mbi tragetin që u përfshi nga flakët ditën e sotme në portin e Sarandës.

Ngjarja ndodhi rreth orës, 12:00, në kalatën e Portit, ku është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimi zjarrfikës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur evakuimin e pasagjerëve të cilët ishin në pritje për t’u imbarkuar në traget dhe shuarjen e zjarrit, për të cilin ende nuk dihet shkaku

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe shkakun e rënies së zjarrit.