Disa të plagosur nga një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme

0
71

Forcat e rendit në qytetin Perry në shtetin e Ajovës njoftuan për disa të plagosur të enjten në një sulm me armë zjarri në shkollën e mesme të qytetit, në ditën e parë të shkollës pas përfundimit të festave të fundvitit.

Dy të plagosur janë dërguar për ndihmën e parë në spitalin e kryeqytetit De Moine, rreth 64 kilometra në juglindjen të qytetit Perry, një komunitet prej 8,000 banorësh. Sherifi Adam Infante tha se sulmi me armë u kryer para se të fillonte mësimi dhe pak nxënës dhe arsimtarë ishin të pranishëm në Shkollën e Mesme “Perry”.

I dyshuari vrau veten, sipas policisë.