Dita e Leo Messit

0
142

Futbollisti argjentinas, Leo Messi pritet që të debutojë sot me fanellën e PSG-së.

Pas rreth dy dekadave, Messin sonte do ta shohim me një fanelë jo të Barcelonës në nivel klubesh.

Paris Saint-Germain e zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt në Ligue 1 sonte me fillim nga ora 20:45 ndaj Reims.

Ekipi nga “Parc des Princes” synon të arrijë fitoren e katërt n% katër xhiro dhe të jetë lider i padiskutueshëm në tabelë.Trajneri i PSG-së, Pochettino tha dje se Neymar, Messi dhe Mbappe do të luajnë nesër, por nuk dha detaje se a do të jenë startues. /Gazeta Express/