Dita e Verës në Elbasan, panaire dhe aktivitete të ndryshme në kryeqendrën e festimeve

0
51

Në Elbasan kanë nisur festimet për Ditën e Verës, qytetin simbol të kësaj tradite të vjetër.Janë parashikuar një sërë aktivitetesh sportive dhe kulturore, që do të kulmojnë me një koncert në darkë.

Gazetarja Edisona Skënderi raporton se atmosfera është mjaft e hareshme. Ashtu sikurse çdo vit tjetër, edhe këtë herë, shumë qytetarë nga qytete të tjera kanë zgjedhur të festojnë në Elbasan.

“Atmosfera është mjaft e hareshme pasi që prej orës 8 kanë filluar aktivitetet përgjatë ditës së sotme dhe pjesëmarrja duket masive dhe e konsiderueshme pasi qytetarët që kanë zgjedhur të vizitojnë Elbasanin janë në numër të shumtë, jo vetëm nga rrethinat e Elbasanit por kemi hasur qytetarë edhe nga Saranda. Janë duke u zhvilluar një sërë aktiviteteshPresim që sipas progrsmit të fillojnë edhe karnavalet e shkollave 9 vjeçare dhe pak më parë ka performuar edhe banda e qytetit të Elbasanit. Do të jenë karnavalet e shkollave 9 vjeçare, një traditë që mbahet përherë për ditën e verës dhe më pas do të jenë edhe panairet që do të zhvillohen. Dy janë në bulevardin kryesor, panairi me produktet tradicinale ushqimore.”, raportoi gazetarja./abcnews.al.