Dita nis me diell, por temperaturat bien në minus, mësoni si do të jetë moti sot

0
52

Në vend parashikohet të ketë ndikim të masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të karakterit të çrregullt.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare dhe përkohësisht e vrullshme në bregdet në orët e para të ditës. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -1 deri 12°C

në zonat e ulta 4 deri 17°C

në zona bregdetare 6 deri 19°C