“Do rrisim rrogat për këto kategori”, Rama: Kemi një lajm të mirë për pensionistët…

0
120

Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në inagurimin e goditës së re të spitalit të Laçit ku ka bërë me dije se do të ketë një rritje rrogash për mjekët dhe infermierët po ashtu edhe për mësuesit.

Ndërsa më tej duke mos zbuluar shumë detaje, Rama deklaroi se do të kishte një lajm të mirë për pensionistët.

“Rrogat do vazhdojmë t’i rrisim përsëri për mjekët dhe infermierët, për mësuesit dhe mësueset. Shpresoj se së shpejti do kemi një lajm të mirë për pensionistët me të cilët do jemi gjithëmonë në borxh çfarëdo të bëjmë”– tha kryeministri.

Ndërkohë që shtetet e tjera drejtuesit e lartë kanë miratuar paketa sociale për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët janë në vështirësi nga rritja e çmimeve, qeveria shqiptare ende nuk ka prezantuar një paketë sociale ekonomike e cila do të lehtësojë sadopak barrën e shqiptarëve të cilët përveç rritjes së çmimeve për produktet dhe karburantet, së shpejti do paguajnë më shumë edhe për energjinë elektrike.