“Do të bajm ushqim për derra”, merret në mbrojtje shefi i Krimeve, largohet me urgjencë nga qyteti

0
175

Elbasani Flash mëson detaje të reja nga kërcënimi i ish-shefit të antidrogës në Elbasan dhe aktualisht shefi i Krimeve ne Gramsh. Mësohet se Sokol Novaku dhe familja e tij janë larguar nga qyteti i Gramshit dhe janë marrë në mbrojtje nga Policia.

Ndërkohë që është zbardhur dhe SMS-ja kërcënuese që iu dërgua shefit të Krimeve të Gramshit, Sokol Novakut

Në mesazhin e dërguar ndër të tjera shkruhej: “..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numërume.”

Mësohet se Novaku ka depozituar dy ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë.

Novaku rreth 10 ditë më parë u transferua shef krimesh në komisariatin e policisë Gramsh. Me parë ka qenë Shef i komisariatit numër 2 në Tiranë dhe shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Elbasanit. Në drejtorinë e Policisë Elbasan ai u emërua shef i sektorit të narkotikeve dhe qëndroi 4 muaj.

Elbasani Flash