“Doktori më tha se ka virozë, më dha një qese me ilaçe” Flet babai i 3-vjeçares që ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit

0
151

Babi i 3-vjeçares që ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit, në  orët e para të mëngjesit sot,  thotë për mediet se e bija është sëmurë para rreth 9 ditësh dhe se mjeku i kishte thënë se ishte virozë.

Ai thotë se gjendja e të bijës u përkeqësua dje, prandaj dhe e solli me urgjencë në spital, ku më pas ndërroi jetë.

“U sëmurë para 1 jave, e solla për vizitë para 2, 3 ditësh. Doktori tha se ka virozë, më dha një qese me ilaçe dhe e solla në shtëpi. Dje goca u bë keq, iu nxi buza. E solla në spital e i bënë 2 shishe me serum. Është virozë thanë, ka 8, 9 ditë që është me virozë. Doktori më tha që është virozë, më dha ilaçe, kaq. Kam recetën e ilaçeve në shtëpi. Nuk kanë dhënw asnjë lloj shkaku për vdekjen. Vdiq,” shprehet babi i 3-vjeçares.

Ndërkohë mësohet  se diagnoza që mjekët i kanë vendosur 3-vjeçares është, pneumonia bilaterale, insuficencë respiratore akute kardiake.