Eksportet e domateve vijojnë të kryesojnë me më shumë se 40% të totalit të eksporteve bujqësore shqiptare.
Sipas statistikave nga MBZHR, eksportet e domateve dhe kastravecëve u rritën me 10% në krahasim me vitin 2020, ndërsa eksportet e perimeve arritën vlerën 7.8 miliardë lekë të përfaqësuara nga rritja e kontratave me jashtë për shitjen e domates.
Ekspertët shprehen se krahas zgjerimit të investimeve në serra, ku kultivohen më së shumti domatja dhe kastraveci, në Shqipëri ka filluar dhe po zbatohet certifikimi në grup me GlobalGAP, si opsioni më i mirë për fermerët shqiptarë për arsye të lehtësirave që ai ofron në krahasim me certifikimin individual dhe eksporteve në tregje me vlerë të lartë.
Trendi në rritje i eksportit të perimeve tregon që zbatimi i standardeve të larta të prodhimit dhe përpunimit të produkteve nuk duhet të konsiderohet më si një dëshirë apo një detyrë fakultative për prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë, por një detyrë primare zbatimi i së cilës ka lidhje të drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore, me një jetesë të shëndetshme, me kërkesën e konsumatorëve dhe të klientëve potencialë, me ruajtjen dhe forcimin e pozitave në tregjet e eksportit. /j.p/