Këshillimi Kombëtar, Rama: Mos lejojmë llogoret partiake dhe kacafytjet të na marrin peng të ardhmen në emër të së shkuarës

0
120

Kryeministri Rama ka prezantuar nismën më të re të qeverisë, platformën e Këshillimit Kombëtar.

Rama: Unë besoj se ne shqiptarët e kemi mundësinë të shkojmë shumë më shpejt përpara duke dëgjuar njëri-tjetrin dhe duke menduar për njëri-tjetrin. Ju po njiheni dita-ditës me një nismë të re te qeverisë, Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë. Përmes një pyetësori që po mbërrin nëpër shtëpitë tuaja duam që t’i japim jetë një kuvendimi popullor ku të merret mendimi i gjithsecilit mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, familje, drejtësinë, bashkëjetesën tonë demokratike. Çdo shtëpi shqiptare do të marrë një pyetësor përmes postës. Më të moshuarit mund ta plotësojnë pyetësorin dhe të na e ridërgojnë me postë pa asnjë shpenzim. Të tjerët mund ta japin opinionin e tyre përmes faqes së Këshillimit Kombëtar online në platformën tonë të bashkëqeverisjes. Të gjithë do të mund të përdorin pikat e Këshillimit Kombëtar që do të hapen në çdo bashki. Është koha të nxjerrim të gjitha mësimet tona në këto 3 dekada përpjekje demokratike. Mos lejojmë që llogoret partiake apo kacafytjet për interesa personale brenda tyre të na e marrin peng të ardhmen në emër të së shkuarës, të klisheve të vjetra “i djathtë”, “i majtë” të besnikërisë ndaj atij apo atij tjetrit…

Në ëprditësim…