Donin jetë luksoze dhe veshje të shtrenjta/ Arrestohen dy vajzat që shpërndanin kokainë në klubet e natës

0
79

Lakmia për të pasur një jetë luksoze është shpesh herë arsyeja që i shtyn shumë të rinj t’i futen botës së krimit, dhe duket se kështu ka ndodhur dhe me dy vajza britanike.

Katie Barrington dhe Trenae Greenaland nisën të punonin si shpërndarëse kokainë në klubet e natës gjatë fundjavave, duke krijuar të ardhura marramendëse që u mundësonin të bënin pushime luksoze dhe të visheshin me rroga marka.

Vajzat të cilat kishin dhe një lidhje romantike mes tyre u zbuluan rastësisht nga policia, pas një kontrolli në makinën e tyre ku u gjetën dy qese të mëdha me kokainë, të ndara në doza gati për shitje.

Pas hetimeve, u zbulua jeta e dyfishtë e vajzave, të cilat u justifikuan duke thënë se kishin shumë borxhe dhe prandaj u detyruan për të bërë këtë punë. Megjithatë, nga kërkimet rezultoi se gjithçka ishte bërë për para, pasi ato donin të bënin një jetë të shtrenjtë.