Dorëzohet PS dhe PGj, në datë 27 do të paraqiten në komisionin hetimor!

0
67

Pas dy mungesave rradhazi në mbledhjen e komisionit hetimor të ngritur nga anatërët e këshillit bashkiak të Elbasanit për të bërë një hetim administrative mbi vdekjen e punonjësit të ASHPU në krye të detyrës, këshilltarët e PS dhe këshilltari i vetëm i Partisë së Gjelbër përmes një njoftimi zyrtar kanë kërkuar shtyrje të afateve të komisionit dhe mbledhjes duke lënë të kuptohet se do të jenë të pranishëm në mbledhjen e rradhës.

Të njohur më masat ligjore që aplikohen ndaj tyre në rast se nuk marrin pjesë për 3 mbledhje rradhazi këshilltarët duket se kanë reflektuar dhe i janë përgjigjur kërkesës së kryetarit të komisionit Erion Murataj i cili e konsideron “fitore” këtë vendim.