“Drejtësia penale në veprim,” Kim: Ju sfidoj të jeni të guximshëm, reforma po jep rezultate

0
95

E pranishme në ceremoninë e 25-vjetorit të krijimit të shkollës së magjistraturës paraditen e së hënës ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në fjalën e saj, kryediplomatja amerikane u tha magjistratëve të rinj se i sfidon të jenë të guximshëm për t’u përballur me sfidat që i presin. Kim theksoi se reforma në Drejtësi është duke dhënë rezultate dhe se sistemi i Drejtësisë në vend është në ndryshim.

Po ashtu, ambasadorja theksoi se SHBA do të vijojë të mbështesë të rinjtë shqiptarë.

“Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr Reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Puna e shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje. Ju uroj ju të diplomuar , ndërsa zgjohem në mëngjes përpiqem ti kujtoj vetes përse jam në këtë punë dhe shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe ti thoni vetes;,” Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani. Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”, u shpreh Yuri Kim. /abcnews.al/