Drejtori i Policisë për tragjedinë në Deçan: Ka disa pista, po zhvillohen aksione

0
133

Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një i plagosur në sulmin ndaj një autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan. Sulmi ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Gllogjan të Deçanit, teksa në atë moment në autobus, sipas autoriteteve, ndodheshin tetë persona, raporton Express.

Për krimin makabër që tronditi gjithë vendin ka folur për media Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmetaj.

Ai ka thënë se aktualisht janë dy ose tri pista në të cilat po punohet për zbardhjen e autorit të krimit.

Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare”, është shprehur Mehmeti.

Mehmeti tha se aktualisht janë duke u zhvilluar aksione në kërkim të të dyshuarit dhe po intervistohen persona që mund të kenë lidhje me rastin.

Ai tha se janë duke punuar në dy ose tri drejtime, ku sipas tij, i kanë dyshimet, por që është herët të flitet se a kanë ose jo person/a të dyshimtë.