Dua Lipa i mëson proverba shqiptare moderatorit të famshëm, Jimmy Kimmelit

0
60

Promovimi i origjinës apo gjuhës shqipe në emisionet Amerikane është bërë tanimë një rutinë për këngëtaren e famshme Dua Lipa.

Dua Lipa është një nga ambasadoret më të famshme  që ka vendi ynë në arenën ndërkombëtare.

Në emisionin e tij, Jimmy Kimmel pyet këngëtaren Dua Lipa për kuptimin e disa proverbave shqiptare si:   “E kish një drras mangët”,  “I ka bosh rrush e kumbulla” etj. Këngëtarja me famë botërore ka dhënë shpjegimin e fjalëve te urta si dhe ka komplimentuar Jimmy Kimmel për shqiptimin korrekt të tyre.

Vënia në pah e origjinës apo gjuhës shqipe nga ana e saj, në televizione botërore, sigurisht ndikon pozitivisht edhe në njohjen e Shqipërisë apo Kosovës.