Dua Lipa i prezantoi botës Shqipërinë etnike, vëmendjen e merr komenti i Lorik Canës

0
197

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është në qendër të medieve rozë, pasi iu bashkua listës së njerëzve që i janë kthyer kundër “Apple” për shkak se harta e tij nuk e ndan Kosovën nga Serbia.

Ndërkohë ajo u përfshi edhe në një debat me këngëtaren serbe Jelena Karleusa dhe pas kësaj Dua publikoi në Instagram flamurin “autokton”, i cili për herë të parë u shfaq në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Në flamur shihen të pikturuara harta e Shqipërisë me Kosovën dhe Çamërinë, shoqëruar me dy portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Ndërsa me shkronja kapitale shkruhet: “AUTOCHTHONOUS”.

Autokton- mbiemër (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë,” shkroi Dua.

Komentet përbri fotos kanë qenë të shumta, ku nuk munguan edhe personazhe të njohur shqiptar, si moderatorja Albana Osmani apo futbollisti Lorik Cana. Ky i fundit, i njohur edhe si një patriot i flaktë ka shkruar: “O Tokë Tonë .”/abcnews.al