Nuredin Dumani çon në SPAK ish drejtorin e policisë Elbasan, Alket Shatro

0
179

Shefi i komiariatit Nr.6 në kryeqytet Alket Shatri është thirrur për të dëshmuar në SPAK në lidhje më një kontroll që i është bërë servisit të familjes Manhasa ku dhe u zbulua arma e krimit e vrasjes së Emiljano Ramazanit. Në atë kohë Shatro ka mbajtur detyrën e zv.drejtorit për hetimin e krimit në Policinë e Elbasanit dhe ka organizuar aksionin e kontrolleve ku u gjet arma në fjalë. Dëshmia e zyrtarit të policisë do ballafaqohet me thëniet e të penduarit Nuredin Dumani.

Ish drejtori i policisë së Elbasanit i cili aktualisht mban detyrën e shefit të komisariatit Nr. 6 në kryeqytet Alket Shatro është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për rreth 40 minuta.

Sipas burimeve, Shatro mësohet se është marrë në pyetje në lidhje më dëshminë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, i cili ka pretenduar se i implikuar në ngjarje ishte edhe oficeri Leonard Palushi.

Sipas të penduarit të drejtësisë me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa.

Shtatë ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, në një servis në Peqin në pronësi të shtetasve Albert dhe Seit Manhasa është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e pistoletë e cila, referuar aktit të ekspertimit balistik, është ajo që ka shtënë gëzhojat e fiksuara në vendin e ngjarjes së vrasjes së Emiljano Ramazanit.

Sipas dosjes hetimore informacionin në lidhje me vendndodhjen e kësaj arme e ka marrë shtetasi Leonard Palushi, i cili më pas ka informuar Drejtorin e Policisë Vendore Elbasan, zotin Arjan Muca dhe ky i fundit zëvendësin e tij, Alket Shatron i cili më pas ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është gjetur edhe pistoleta në fjalë.

Pikërisht për këtë kontroll në servisin e familjes Manahasa ka dhënë dëshmi para prokurorve të çështjes çka ka sjellë më pas edhe nevojën për pyetjen e zyrtarit të polici

Ora news

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu