Durrës: Humb jetën 73-vjeçari nga Kosova, u mbyt teksa po lahej në det

0
206

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbëmjen e sotme (3 korrik) në Durrës.

Një 73-vjeçar nga Kosova është mbytur duke u larë në det te zona e Shkëmbit të Kavajës.

”Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është  mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/Ora News.tv/