Durrës: Zaptuan plazhin me çadra e shezlogë pa leje dhe kundërshtuan policinë, arrestohen 2 persona

0
297

Policia e Durrësit dhe Policia Bashkiake vijojnë operacionin kundër zaptimit të pronës publike në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19.

Dy administratorë të një subjekti janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar punonjësin e policisë, ndërkohë që është proceduar në gjendje të lirë një person i cili kishte vendosur përpara subjektit të tij çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

”Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlogët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Gjatë veprimeve të kryera nga punonjësit e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak, Durrës (administratorë të një subjekti), pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë”, informon policia.

Nga Policia bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Pushtimi i tokës”.

ora news