Dy javë para vrasjes në burgun e Peqinit, Gjonpalaj shkresë drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve

0
176

Dy javë përpara se të ndodhte vrasja në burgun e Peqinit, shefi i policisë së burgut, nën komisar Nikolin Gjonpalaj, i është drejtuar me një shkresë drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke i radhitur të gjitha problematikat që ai ka hasur në burgun e sigurisë së lartë pas emërimit.

Gjonpalaj, u emërua si shef policie më 21 nëntor, ndërsa më dt 30 shefi i policisë ka konceptuar një shkresë duke rradhitur të gjitha problematikat.

Në shkresë thuhet se të burgosurve i është lejuar ndërhyrja në dhoma dhe se janë bërë investime nga të burgosurit, duke i privatizuar ato. Sipas Gjonpalajt, këto ndëryrje kanë vështirsuar punën e punonjësve të burgut për të kryer konktrolle, dhe se ata e kanë të lehtë të fshehin në këto dhoma sende të kundraligjshme. Në një pikë tjetër të shkresës drejtuar drejtorit të burgjeve thuhet se ambjentet e përbashkëta të burgut, janë personalizuar.

Më tej drejtori i policisë së burgut të sigurisë së lartë i cili e mbajti këtë post nga data 21 nëntor deri më 12 dhjetor, thotë se të gjitha dyert e qelive hapen vetëm me një çelës, e e mbi të gjitha drynët e shuleve janë cilësi shumë e dobët.

Në shkresë Gjonpalaj, thekson faktin, se të gjitha këto problematika të listuara në shkresë cënojnë sigurinë e punonjësve të burgut dhe vetë institucionit.

Ritheksojmë, Gjonpalaj është transferuar me detyrë pranë IEVP Jordan Misja me datë 12 dhjetor, ku disa ditë më vonë, në orët e para të datës 16 dhjetor është arrestuar në krye të detyrës pranë këtij institucioni. Pavarësisht punës dhe raportimeve të bëra gjatë 20 ditëve kaledarike të qëndrimit të tij në burgun e Peqinit aktualisht Z. Gjonpalaj po vuan masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, të caktuar nga ana e gjykatës së Elbasanit.