Dy të arrestuar në Tiranë/ I riu ndihmoi të burgosurin, 55-vjeçari akuzohet për ngacmim seksual

0
111

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”. Mësohet se 22-vjeçari akuzohet se ndihmoi një të burgosur për t’u larguar nga vendi i qendrimit, ndërsa 55-vjeçari për ngacmim seksual.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

51 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”;

22 vjeç, banues në Krujë, shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, vazhdon./abcnews.al