Dy të ‘çmendur’ me makinë, përplasin dy vajza me biçikletë dhe largohen nga vendngjarja, të rejat përfundojnë në spital

0
319

Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku dy drejtues mjetesh të cilët kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi, kanë përplasur dy vajza të reja, të cilat kanë qenë duke ecur me biçikletë.

 

Aksidenti i parë ka ndodhur në sheshin ‘Karl Topia’ ndërsa aksidenti tjetër, te Unaza e Re.

Konkretisht, sot më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Po sot, rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve..

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kjo nuk është hera e parë kur shoferët ngasin si të ‘çmendur’ makinat nëpër rrugët e kryeqytetit dhe ‘ia hedhin paq’.

newsbomb