KPK shkarkon gjyqtaren e trupit gjykues të Saimir Tahirit, 7 ditë para shpalljes së vendimit për ish ministrin

0
301

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nure Dreni.

Gjyqtarja është pjesë e trupit gjykues që po gjykon dosjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Dhe një shkarkim i tillë vjen 7 ditë nga data (24 qershor) kur ky trup gjykes ka caktuar  si datë për shpalljen e vendimit.

Trupi gjykues që po gjykon dosjen e ish ministrit të Brendshëm përbëhej nga: Nure Dreni, Albana Boksi dhe Nertina Kosova.

Ndërsa seancën e kaluar, Prokurorët Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kërkuan dënimin me 12 vite burg për dy ish zyrtarët ndërsa avokatët kërkuan pafajësi.

Ndërsa janë konfirmuar në detyrë Edlira Petri dhe Elona Toro, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

(Foto: ilustruese)

/Ora News.tv/