Dy të plagosur pas të shtënave me armë te Todi Shkurti, reagon Policia e Shtetit

0
796

Policia e Shtetit ka reaguar mbrëmjen e sotme për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Todi Shkurti”, aty ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri dy persona me inicialet A.Gj., 32 vjeç, dhe J.M., 28 vjeç.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Fax