Dy vila në Rolling Hills / Këngëtarja me 3 emra Maja merr urdhër mbrojtje: Më ka rrahur burri. Partneri (që ndodhet jashtë) urdhërohet t’i qëndrojë 200 metra larg

0
16

Prapaskena mëson se gjykata e Tiranës ka firmosur disa ditë më parë një urdhër mbrojtje për këngëtaren e muzikës popullore Maja, e njohur me emrin Maya Alickaj, por që emrin në letra e ka Fatbardha Ulbirch.

Vendimi ka ardhur pasi këngëtarja vlonjate ka paditur për ushtrim dhune bashkëshortin e saj, arkitektin Arben Ulbirch (Arben Shuaipi).

Shuaipi urdhërohet nga gjykata që të mos i afrohet këngëtares Maja në një perimetër prej 200 metrash dhe as vilës së tyre në Mullet.

Gjithashtu, Arben Shuaipi urdhërohet të marrë pjesë në programe rehabilitimi psikosociale pas dhunës së ushtruar ndaj këngëtares.

Ka dyshime që pas lëvizjes së këngëtares mund të qëndrojnë edhe plane apo skenare për interesa pasurore.

Së pari, Arben Ulbirch rezulton se qëndron kryesisht jashtë vendit. (Gjithsesi kjo nuk përjashton mundësinë e dhunës së pretenduar nga këngëtarja fizike apo psikologjike).

Së dyti, këngëtarja Maya Alickaj (Fatbardha Ulbirch) posedon një pasuri me vlerë disa milionë euro nga Vlora në Tiranë, duke përfshirë edhe dy vila në Rolling Hills. Prapaskena ka kryer një verifikim nga ku rezulton se pasuria e këngëtares sfidon është në kufijtë e pasurisë së oligarkëve.

Së treti, edhe pse këngëtarja ka ushtruar një aktivitet të tillë (duke kënduar nëpër evente) që i ka sjellë të ardhura, organet ligjzbatuese po verifikojnë ligjshmërinë e pasurive.