Dyshime për atësinë? Bes Kallaku sërish dedikim për të bijën, asnjë fjalë për djalin

0
132

Bes Kallaku, pas lajmeve të bujshme prej disa kohësh tashmë, për ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka bërë një dedikim të ndjerë për vajzën e tij, Ajka.

Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka ndarë një foto më të bijën, Besi i drejtohet asaj duke i thënë “veç ti mi bon dritë errësinat e shpirtit”.

“Se shpirti im ka diellin e syve të tu, veç ti mi bon dritë errësinat e shpirtit”, ka shkruar Besi.

Mbetet ende mister fakti që aktori nuk e përmend kurrë të birin: asgjë për të, asnjë dedikim, asnjë fjalë dhe çuditërisht ndarja erdhi menjëherë pas lindjes së tij.

Mos ndoshta ka dyshime për atësinë e bebushit?

Kujtojmë se çifti i shumë përfolur i showbizit janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit 7 muajsh, i cili erdhi në jetë disa muaj më parë, para ndarjes së dyshesh.

Kujtojmë që ish-çifti janë në proces divorci dhe ishte Bes Kallaku ai që konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja, duke treguar se tashmë fëmijët qëndrojnë me të.

Fundi i marrëdhënies së tyre nuk ndodhi në mënyrë paqësore, dhe kjo vërehet qartë në thumbat e njëri-tjerit, ku ai i fundit ishte i Bes Kallakut me këngën “Mosmirënjohja”.