Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara, dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan

0
92

Mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit dy të arrestuarit, që akuzohen për abuzim seksual ndaj 31-vjeçarit në fshatin Mengël të Elbasanit. Ata u arrestuan pas denoncimit në nënës së 31-vjeçarit, i cili është më aftësi të kufizuara.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 4 prill, por nëna e të riut e ka kallëzuar rastin më 15 prill. Të arrestuarit janë të moshës 44 dhe 59 vjeç, të dy banues në fshatin Mengël.