Dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur, arrestohet 58-vjeçari

0
166

Një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Sipas bluve, në pranga ka rënë shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës për veprat  penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”.

Një njoftimin e policisë thuhet se 58-vjeçari dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të  mitur 13 vjeçare.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ora tv