E BUJSHME/”Pse i thua i zi”, ndeshja e Champions League ndërpritet në mes

0
198

Po luhej PSG-Basaksehir për Champions League, por është ndërprerë. Gjatë ndeshjes është dëgjuar që arbitri i katërt të ketë përdorur shprehjen “Ky djali i zi” për sulmuesin e Basakshir, Demba Ba.

 

Sicc raporton gazetari Fabricio Romano, pas këtij episodi lojtarët e Basaksehir kanë lënë fushën dhe i janë drejtuar gjyqtarit rumun, Coltrenu “pse e quajti djali i zi” Demba Ba. Protestës së tyre iu bashkuan edhe lojtarët e PSG dhe pas shumë diskutimeve është ndërprerë ndeshja dhe skuadrat janë futur në dhomat e zhveshjes.

 

Më vonë do të ketë më shumë detaje, por ky është një rast i paprecedentë, që me siguri do pasohet nga polemika të shumta. /abcnews