E frikshme/ Pallati përfshihet nga flakët, banorët të tmerruar ngjiten në tarracë

0
72

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një pallat në lagjen Granicë, Gjirokastër, duke shkaktuar panik tekn banorët. Raportohet se këta të fundit janë ngjitur në tarracën e pallatit nga frika e përhapjes së flakëve.

Bëhet me dije se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë në kabinën e pallatit.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.