E fundit/ Kërcënohet me jetë ish-shefi i krimeve të Elbasanit

0
4805

Është kërcënuar me jetë ditën e sotme ish-shefi i Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit K.G, i cili u transferua me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pak kohë më parë.

Aktualisht K.G punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burime për Abc bëjnë me dije se gjatë kohës që K.G ushtronte detyrën e Shefit të krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ka qenë pjesë e hetimit të dhjetëra dosjeve të nxehta mes tyre atë të vrasjes së Bujar Çelës vëllait të Talo Çelës, për të cilën akuzohet Nuredin Dumani, tashmë i arrestuar.

Ndërkohë K.G ka qenë pjesë e hetimit edhe të dosjes së vrasjeve të Regis Runajt dhe Emiljano

Gjithashtu burimet për Abc konfirmojnë se K.G ka bërë kërkesë pranë zyrës së Drejtorisë që merret me mbrojtjen e efektivëve, por kjo drejtori e ka refuzuar kërkesën e oficerit të lartë.