E mbajti të fshehtë për muaj me rradhë! Nicky Minaj pozon e veshur me bikini, zbulon barkun e rrumbullakosur, reperja në pritje të ëmbël

0
192
Reperja 37-vjeçare e dha lajmin e bukur në një postim të mrekullueshëm në Instagram, ku ka postuar një super foto me barkun e rrumbullakosur.
Featured image of article: E mbajti të fshehtë për muaj me rradhë! Nicky Minaj pozon e veshur me bikini, zbulon barkun e rrumbullakosur, reperja në pritje të ëmbëlNicky Minaj

20 Korrik, 2020 19:01AMERIKE– Prej kohësh, reperja e njohur, Nicki Minaj dyshohej se ishte shtatzënë. Pas një sërë spekulimesh ajo e ka konfirmuar vetë lajmin e ëmbël me anë të një postimi në llogarinë e saj ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Reperja 37-vjeçare e dha lajmin e bukur në një postim të mrekullueshëm në Instagram, ku ka postuar një super foto me barkun e rrumbullakosur duke e shoqëruar me hashtagun “#Preggers” me një zemër të verdhë.

Në vitin 2018, Minaj tha për Wonderland se donte shumë të kishte fëmijë. “Unë duhet të martohem së pari, atëherë do të kem një fëmijë. Mund të jem më afër sesa njerëzit mendojnë në të vërtetë,” tha ajo. “Unë i dua fëmijët.”

Minaj është martuar me Kenneth Petty në tetor të vitit që lamë pas dhe tashmë do bëhen prindër për herë të parë.

(A.B)/Dosja.al