E pabesueshme: Ja sa shumë ju mbron maska nga spërklat

0
204

Kollitja ose teshtitja pa maskë ekspozon kalimtarët në të paktën 10.000 herë sasi më të mëdha spërklash që përcjellin COVID-19, sipas shkencëtarëve.

Spërklat – grimca të mëdha që bien në tokë ose në sipërfaqe – mendohet se janë nxitësi kryesor i transmetimit të koronavirusit, shkruajnë mediet britanike.

Akademikët ekzekutuan një numër eksperimentesh me njerëz nëpërmjet një makine që simulon kollën dhe teshtitjen.

Ata krahasuan numrin e spërklave që zbresin në sipërfaqe kur një person kollit ose teshtin me maskë dhe pa të.

Gjetjet sugjerojnë që një person dy metra në distancë që kollitet pa maskë i ekspozohet 10.000 herë në më shumë spërkla sesa nga dikush që qëndron gjysmë metri larg duke vendosur një maskë.

Asnjë spërkël e vetme nuk u pa te vullnetarët që vendosnin maska kirurgjikale, sipas studiuesve.