E padëgjuar/ Gruaja shkon në spital dhe zbulon se është shtatzënë me foshnje në mëlçi

0
106

Një grua e cila shkoi në spital për të bërë një kontroll rutinë, gjatë kryerjes së ekografisë zbuloi se ishte shtatzënë dhe fetuesi i saj ndodhej në mëlçi.

Pediatri kanadez Dr Michael Narvey postoi një video në TikTok në lidhje me zbulimin befasues.

Ai shkruante krahas videos: Mendoja se i kisha parë të gjitha, por ajo që zbuluam ishte një foshnje në mëlçi. Ajo kishte një shtatzëni ektopike në mëlçi. Ne i shohim këto në bark, por kurrë në mëlçi. Ky rast është i pari për mua.

Video kishte marrë më shumë se 3 milionë shikime dhe mijëra komente të njerëzve të habitur nga ajo që shikonin.

Një përdorues tha: “Ky duhet të ketë qenë një lajm shkatërrues për prindërit, shpresoj që mamaja të jetë mirë.

Dikush tjetër tha: “As nuk besoj se kjo mund të ndodhë. Si arrin një vezë e fekonduar në mëlçi?”

Shtatzënia abdominale është një lloj i rrallë i shtatzënisë ektopike  dhe ndodh kur një vezë udhëton në rrugën e gabuar poshtë tubit fallopian dhe jashtë në bark.

E padëgjuar/ Gruaja shkon në spital dhe zbulon se është