E papritur: Sulmuesi kampion bote me Gjermaninë mbyll karrierën në moshën 29-vjeçare

0
183

Futbollisti gjerman, Andre Schurrle ka befasuar të gjithë me vendimin e tij për t’i dhënë fund karrierës në moshën 29-vjeçare.

Në një intervistë të dhënë për “Der Spiegel”, Shyrle ka njoftuar tërheqjen nga futbolli, duke thënë se këtë e mendonte prej kohësh.

Schurrle së fundmi ishte duke luajtur në Rusi te Lokomotiva e Moskës, ndërsa ka luajtur edhe në klube tjera të mëdha evropiane.

Gjermani ka luajtur fillimit te Mainz, pastaj tek Bayer Leverkusen, Chelsea, Wolfsburg, Borussia Dortmund dhe Fulham. 29-vjeçari gjithashtu ka zhvilluar 57 ndeshje me Kombëtaren e Gjermanisë duke shënuar 22 gola.

Ai ka fituar Kupën e Botës në vitin 2014 me Gjermaninë, teksa ka fituar edhe Ligën Premier me Chelsean dhe Kupën e Gjermanisë me Wolfsburgun dhe Dortmundin.

Ora news