E përdhunoi në kishë, si e futi prifti në kurth vajzën shqiptare dhe filmi që i dha guxim

0
97

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse të përdhunimit të një vajze 17-vjeçe shqiptare nga një prift 37-vjeç.

Historia nisi me këmbënguljen e tezes së vajzës që e mitura të shkonte në kishë, pasi prifti ishte njeri i afërt që e njihnin dhe kishte hyrje- dalje të shpeshta në familjen me origjinë shqiptare.

Gjithçka filloi në nëntor 2019 kur vajza u rrëfye dhe prifti i kërkoi foto nudo më pas nën kërcënim dhe shantazh e përdhunoi në kishë

Prifti e përdhunoi shtatë herë vajzën duke e kërcënuar vazhdimisht se nëse do të hapte gojën që të fliste do i tregonte familjes së saj për fotot dhe videot, ndërkohë që vazhdimisht, sipas hetimit që kanë zbuluar mediat e vendit fqinj, 37-vjeçari i dërgonte materiale pornografike të miturës.

17-vjeçarja pranoi sjelljen abuzive të priftit deri në fillim të vitit 2020 dhe më pas filloi të mbyllej në vetvete. Arsyeja që 17-vjeçarja vendosi të fliste ishte bërë një film që ka parë me abuzimin e fëmijëve.

Te filmi ajo “pa” veten dhe martirizimin që po përjetonte nga prifti, për rrjedhojë u përshkroi prindërve me detaje atë që kishte kaluar. 17-vjeçarja ka rrëfyer “ferrin” që jetonte në duart e priftit.