E reja shqiptare në Greqi denoncon ish-partnerin: Më kërcënon me video intime

0
58

Një 26-vjeçare me origjinë shqiptare ka denoncuar ish-partnerin e saj nga Siria, pasi e ka kërcënuar me video intime.

E reja ka bërë një kallëzim në Greqi, ndaj ish-partnerit të saj për shantazhim përmes videove intime të xhiruara me anë të telefonit.

Sipas burimeve, sirian prej kohësh përndiqte duke shantazhuar emocionalisht të renë me publikimin e këtyre videove në qoftë se ajo nuk vepronte sipas kërkesave të tij.

Policia greke po punon për kapjen e tij.