Një fëmijë rreth moshës 2-vjeçare ka vdekur sot në fshatin Zallq të Istogut. Kallxo shkruan se rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi njoftoi se viktima është gjetur në një pishinë të vogël në shtëpinë e saj. Ndërsa, vdekjen thotë se e ka konstatuar mjeku në QKMF-në në Istog.
“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogel vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore” – tha Gashi.