E rëndë, gjendet një kafkë dhe eshtra njeriu në Kurbin

0
77

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Adriatik në Kurbin.

Burime për Faxnews bëjnë me dije se kafka dhe eshtrat e një njeriu janë gjetur në disa ferra në një rrugë rurale pranë bregdetit.

Mësohet se eshtrat do të dërgohen për analiza për të zbardhur identitetin se kujt i përket.

Aktualisht prokuroria është duke hetuar lidhur me ngjajren, ndërsa eshtrat janë dërguar në ISHP për ekzaminim shkencor.

Mësohet se shumë forca policore ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/ Informacion paraprak

Me datë 03.04.2022, rreth orës 13: 30, kemi marrë njoftim se në vendin e quajtur “Fushë Kuqe”, në një parcele me ferra , nga shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin janë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore ,për ekzaminime të mëtejshme.