Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një baba ka lënë 2 fëmijët e tij të mbyllur në një kamioçinë për 5 orë dhe ata kanë ndërruar jetë.
Ai është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë së dy fëmijëve Teafan 4 vjeç dhe Ryan 3 vjeç.Dustin Lee Dennis ka deklaruar në polici se kishte shkuar me automjet në dyqan dhe më pas ishte kthyer në shtëpi të merrte një sy gjumë për rreth pesë orë. Pasi u zgjua, ai u kujtua se fëmijët e tij i kishte mbyllur në makinë dhe kur shkoi i gjeti ata të vdekur për shkak të temperaturës së lartë.
Ora News