E rëndë në Durrës/ Gjendet e ve*t*varur 50-vjeçarja

0
65

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen qytetin e Durrësit.

Shtetasja me inicialet A.D., 50 vjeçe, është gjetur e pajetë në tarracën e një pallati, teska dyshohet se ajo është vetëvarur. Mësohet se 50-vjeçarja vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Mëngjesin e sotëm, bashkëshorti kallëzoi në polici se 50-vjeçarja ishte larguar dhe nuk ishte kthyer.

 

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në tarracën e një pallati, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. D., 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim bashkëshorti i shtetases A. D., se ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.